Telenews

GJENDEN MBETJE MORTORE NË PRIZREN, KËTO JANË DYSHIMET E PARA

Sipas policisë, disa punëtorë gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në Prizren, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome.
Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, ka bërë të ditur policia e Kosovës.
“Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Valjeta Turkaj

DW: Serbia rrit armatimin me sisteme nga Kina, Vuçiq përshkallëzon retorikën rajonale

Valjeta Turkaj

Ushtari francez vritet në një sulm me dron ndaj një baze në Irak, Macron reagon menjëherë

Valjeta Turkaj