Telenews

Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare

Policia shqiptare dhe një grup i përbërë nga alpinistë me përvojë, ka mundur të shpëtojë një turiste franceze, e cila rezultonte e humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës në Shqipëri.

Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja me origjinë nga Franca kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga momentet e shpëtimit të turistes nga Franca, u shpreh se ky është një lajm i mirë.

“Lajm i mirë. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët, të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, shkruan Balla, raporton RTSH. /Telenews/

 

 

Të ngajshme

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj

Ramiz Lladrovci bën reagim të fortë për kandidaturën e të parit të Drenasit

Donat Hashani

Policia parandalon kontrabandimin e barnave nga Serbia në Novosellë

KushtrimGuraj