Telenews

Gjendja në kufi, nuk raportohet për kolona

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me gjendjen në vendkalimet kufitare.

Gjendja në vendkalimet kufitare gjatë mëngjesit të sotëm raportohet të jetë e qetë, ku dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 10 minuta, transmeton Telegrafi.

Edhe në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë nuk raportohet për kolona, të paktën deri tani.

Ditëve paraprake në këto vendkalime kufitare janë krijuar kolona të gjata, ku bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në pesë orë.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj