Telenews

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Gjesti ka pasur së fundmi një debat të ashpër me Laert Vasilin, pasi ky i fundit kërkoi një darkë me Olën.

Ai i tha se po e bën këtë vetëm për lojë dhe se nuk mund të ketë pëlqim për të gjitha vajzat në këtë shtëpi.

Këngëtari nga Peja ia përmendi fillimisht Livian, më pas Valbonën e tani në fund edhe Olën.

I njëjti thekson se po i dhemb për faktin që nuk është real dhe jo se i pëlqen ndonjëra.

“E ke ulur afër Livian, se u ndave me Valbonën shkove te Livia, pas Livias shkove te Ola. Të gjitha i ki të lidhura”, iu drejtua Gjesti.

Laerti tha: “Bëj atë që besoj unë dhe ndjej unë. E di publiku çfarë besoj unë. Lajme të rrejshme nuk prodhoj unë”.

Gjesti tutje shtoi: “E ke bërë gjithë skenarin me Livian për t’i qëndruar afër. Po më djeg se je false”.

Të ngajshme

Meksikanja që po çmend rrjetin, duket si Dafina Zeqiri

Valjeta Turkaj

Reagon Dafina Zeqiri: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Erzana Fazliu

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu