Telenews

Gjesti po vjen me këngë të re: Rrini gati

gjesti-po-vjen-me-kenge-te-re:-rrini-gati

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka fshirë të gjitha postimet në Instagram.

Ai ka ndarë një fotografi duke iu treguar fansave se po fillon një etapë të re jetese.

Duket se Besart Kelmendi (emri i vërtetë) ka nisur përgatitjet për projektin e ri dhe se do të vijë shumë shpejt.

 

“Rrini gati. Epokë e re”, ka shkruar ai.

I njëjti shfaqet me një stil unik, teksa në flokë ka vendosur rruaza shumëngjyrëshe.

Shumë nga komentet qenë pozitive për paraqitjen e tij, duke qenë se Gjesti edhe në Big Brother ka shfaqur të gjitha ngjyrat.

Pritet të shihet se si do të jetë ky projekt dhe nëse po vjen me ndonjë bashkëpunim. 

Të ngajshme

Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen

Yllka Gashi

Paditet Selena Gomez! Investitorët e akuzojnë këngëtaren për mashtrim, kërkojnë rikthimin e 1.2 mln dollarëve

Yllka Gashi

“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe

Yllka Gashi