E gjithë Shqipëria është mbërthyer nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut Safet Gjici në zyrën e shtetit, i cili u filmua fshehurazi gjatë një raporti seksual me një vajzë.
Nuk dihet ende raporti i Gjicit me vajzën në fjalë, nëse bëhet fjalë për shfrytëzim të postit apo ndonjë marrëdhënie tjetër që lidhet me detyrën, megjithatë ai u kujdes të theksonte në reagimin e tij se “kishin një marrëdhënie të gjatë intime bashkë”.
Me këtë deklaratë, Gjici u duk se tentoi të rregullonte atë që do të vinte pas dorëheqjes dhe duke rënduar veten edhe në raport me rrethin familjar pasi pranoi se kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore të gjatë pavarësisht se më pas thotë se ishte futur në kurth.
Në fakt, teksti i dorëheqjes së Gjicit ishte shumë i mirë pavarësisht gjendjes së tij të rënduar në raport me moralin shoqëror, politik si edhe me ligjin.
Siç duket edhe nga videoja, Gjici shfaqet me tepër pasion në këtë video duke harruar se ishte në zyrën e shtetit dhe gjatë orarit të punës, pavarësisht se dikush u kujdes të theksonte se gjjithçka kishte ndodhur në orën 16:00 dhe Gjici në fakt e kishte mbaruar punën!
Për sa mund të vlejë kjo…!
SPAK regjistron procedim penal
Videoja hot e Gjicit filloi të qarkullonte nëpër aplikacionin Ëhats App që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pavarësisht se mbante datën 6 qershor 2023.
Videoja mori dhenë në orët e para të ditës së sotme duke u shpërndarë fillimisht përmes gazetarëve, ndërsa më pas media të ndryshme online filluan të raportonin për një video erotike të një kryebashkiaku pa e përmendur fillimisht Gjicin.
Gjithçka shpërtheu kur u mësua se SPAK kishte nisur një procedim penal për Gjicin duke bërë që tashmë mediat të raportonin me emër dhe mbiemër për kryebashkiakun që bënte seks në zyrën e shtetit.
Reagimi i qeverisë
Qeverisë nuk i kishte mbetur shumë për të bërë në këtë histori. Safet Gjici ishte i shkarkuar dhe karriera e tij politike kishte marrë fund që kur ai material ishte regjistruar dhe vetëm pak minuta pasi kishte pastruar tavolinën e zyrës së blerë me taksat e qytetarëve ku kishte hedhur edhe spermën e tij pas aktit seksual plotë epsh.
Rrjedhimisht, me Safetin e kapur me “automatik” në dorë, qeveria deklaroi shkarkimin e tij duke shënuar një tjetër kryebashkiak që shkarkohet nga detyra për çështje “ushkuri”.
Reagimi në rrjetet sociale
Sigurisht që reagimi në rrjetet sociale nuk mund të ishte përtej ironisë dhe tallavasë që karakterizon popullin e Facebook-ut dhe Instagramit në këto raste ku fokusi është më shumë te hallatet se sa te akti I shëmtuar në një zyrë shteti.
Një ndër komentet epike te postimi që bëri Gjici mbi dorëheqjen e tij ishte edhe ai një të riu teksa shkruante: Mirë q…e, s’po të themi gjë, po pse e derd’e në tavolinë?!
Një ngjarje e tillë duket se do të kalojë përmes tallavasë dhe gallatës dhe në fund do të mbahet mend vetëm fotoja e Gjicit me hallate në dorë, dhe problemi i madh me menaxhimin e pushtetit të të zgjedhurve lokale apo qendrorë dhe uria seksuale që gjendet brenda çdo zyre në Shqipëri.