Gjiganti anglez plason bombën – gati 160 milionë euro për transferimin e Viniciusit
Real Madrid dhe Vinicius Junior vazhdojnë të jenë të bllokuar në një ngërç lidhur me të ardhmen e tij, por situata e brazilianit në fushë e bën gjithçka edhe më të vështirë, në prag të asaj që duket se do të jetë një verë vendimtare.
Megjithatë, Vinicius mund të ketë një rrugë daljeje në Ligën Premier.
Sipas një raportimi surprizë nga The Guardian, Chelsea po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje të madhe për ta transferuar Viniciusin verën e ardhshme.
Raportohet se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 160 milionë euro për të, ndërsa situata e kontratës së tij në “Bernabeu” mbetet ende e paqartë.
Ky lajm vjen disi befasues, duke qenë se Vinicius ndodhet në vitin e fundit të kontratës, një shifër kaq e lartë duket e pazakontë si pikënisje për negociatat.
Nga ana tjetër, raportime të mëparshme nga kryeqyteti spanjoll kanë theksuar se Real Madrid do të kërkonte një shifër mbi 100 milionë euro për kartonin e tij, por shifra kaq të larta nuk janë përmendur më parë.
Vinicius ka deklaruar gjithmonë se synon të qëndrojë te Real Madrid, ndërsa edhe presidenti Florentino Perez thuhet se është në favor të mbajtjes së tij në skuadër.
Pengesa kryesore janë kërkesat për pagë të agjentit të Vinicius, i cili po kërkon një rrogë të barabartë me atë të bashkëlojtarit Kylian Mbappe.
Nga ana tjetër, Vinicius po has vështirësi për të rikthyer formën që e shndërroi në një super yll.
Sezoni i kaluar ishte fushata më zhgënjyese për të që nga momenti kur u bë pjesë e formacionit titullar, ndërsa aktualisht ai ndodhet në një seri prej 14 ndeshjesh pa shënuar gol.

