Telenews

Gjilani e nis aventurën evropiane me fitore ndaj Liepajës

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Liepajas, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Conference Leagues.

Gjilanasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj ekipit letonez, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 38-të të ndeshjes, kur kapiteni Albert Dabiqaj realizoi me kokë.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola, ndonëse rastet nuk munguan nga të dy anët.

Liepaja kishte iniciativën në fund të ndeshjes, por Gjilani arriti ta ruajë rezultatin

Në fund, Gjilani i gëzua fitores dhe do të udhëtojë javën tjetër në Letoni për ndeshjen kthyese me epërsi të vogël.

Kujtojmë që ekipi që kualifikohet tutje, në raundin e dytë do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Young Boys.

Të ngajshme

Chelsea pranë transferimit të talentit të Atalantas, gati mbi 40 milionë euro –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku shkruan historinë, shpallet kampione e Mesdheut –

KushtrimGuraj

Shitja e Leaos po bëhet realitet, detajet e kontratës

Yllka Gashi