Telenews

Gjobiten Prishtina, Llapi dhe Feronikeli 74

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar vendimet për xhiron e fundit të zhvilluar në Superligë.

Për lëshim në organizim të ndeshjes Prishtina – Llapi, Prishtina është dënuar me 3000 euro.

Llapi është dënuar me 1000 euro për komunikatën me përmbajtje akuzuese, ofenduese e kërcënuese ndaj gjyqtarit kryesor, Genc Nuza, kurse Feronikeli 74 me 1500 euro për lëndim të portierit vendas nga hedhja e një shishe qelqi në fushë si dhe ndërprerjes së ndeshjes për 12 minuta Feronikeli – Dukagjini e luajtur në Drenas shkaku i konfrontimeve fizike ku siç thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së “dy tre simpatizues tentojnë t’i kalojnë rrethojat dhe të futen në fushë”.

Të ngajshme

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj