Telenews

GJUAJTJE ME ARMË NË KONCERTIN E KËNGËTARIT SHQIPTAR, KA EDHE TË PLAGOSUR

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri që përfundoi me një të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Mësohet një se në lokalin e natës ku ndodhi sherri ka performuar reperi “Don Phenom”, i cili në një reagim në rrjetet sociale ka konfirmuar ngjarje. Për të qetësuar fansat e tij që kanë pyetur nëse ka qenë edhe ai i përfshirë në këtë konflikt, në një video postuar në Instagram reperi shprehet se është mirë dhe se sherri ka ndodhur pasi ai kishte mbaruar së performuari në skenë.
“Ishalla ata që kanë pasur probleme janë okej, ishalla s’kanë asnjë problem në spital. Ata që janë preokupuar ju dua shumë por jam shnosh si molla. Krejt stafi im ka shku në shtëpi. Pasi kemi ikur ne duhet të jetë bërë ndonjë poshtërsi, por ne nuk kemi idenë fare çfarë ka ndodhur”, thotë ai.
Personi që ka mbetur i plagosur nga sherri në lokalin e natës është 39-vjeçari Shpëtim Metoli.
Blutë konfirmuan gjithashtu se konflikti ka ndodhur para lokalit “Cinco Cavalli”, jo brenda tij. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi