Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka deklaruar sot se vizita e paralajmëruar e një delegacioni të lartë amerikan është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe se është një mundësi që “Serbia së bashku me SHBA” të kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “kthimin në gjendje para shkurtit të vitit 2022”.
Gjuriq ka thënë për televizionin e ngarkuar për propagandën e Vuçiqit “TV Pink”, se delegacioni amerikan që viziton Beogradin do të udhëhiqet nga këshilltari shtetëror në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet dhe do të shoqërohet nga i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Pentagonit.

