Telenews

Gjykata merr një vendim për babë e bir nga Lipjani që shtyen në vetëvrasje 37-vjeçarin

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të tyre dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve  S.T dhe A.T,  andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm, sepse nëse ë pandehurit  lihen në liri,  mund të ndikojnë  tek  dëshmitarët që të ndryshojnë dëshmitë e tyre dhe në këtë mënyrë, të njëjtit  do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim të gjykatës.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj