Telenews

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj konfirmon pensionimin dhe pozitën e lartë në Federatën e Futbollit të Zvicrës

Gjyqtari ndërkombëtar ga Kosova, Bekim Zogaj ka konfirmuar pensionimin nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit dhe punën e re që pritet ta ketë në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Zogaj është një emër i njohur i futbollit evropian, pasi për 14 vite ka ndarë drejtësinë në futbollin zviceran, por edhe në garat elitare të klubeve dhe shteteve në Evropës.

Megjithatë, paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” kanë qenë të fundit për të si gjyqtar, pasi Zogaj ka njoftuar pensionimin.

Deçanasi i rritur dhe formuar në Zvicrës ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të profilit privat në Facebook, teksa ka konfirmuar se do t’i bashkohet Federatës së Futbollit të Zvicrës si zëvendësshef i gjyqtarëve dhe shef i asistentëve në futbollin profesional helvetik.

“Çdo gjë ka një fund. Edhe karriera ime si gjyqtarë (asistent). Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, ndeshje në Euro 2024, në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës, Ligën e Kombeve dhe në shumë kampionate të tjera”.

“Pas kampionatit Evropian (Euro 2024) Federata Zvicerane më ka ofruar një pozitë si zëvendësshef i gjyqtarëve dhe shef i asistentëve në futbollin profesional të Zvicrës. Nga data 1.10.2024 do ta marrë ketë detyrë. Paraqitjet në Euro 2024 ishin ndeshjen e mia të fundit në arenën ndërkombëtare. Në futbollin zviceran do të vazhdoj deri më 30.9.2024”.

“Dua ta falënderoj familjen, Federatën Zvicerane, Sandro Scharer dhe kolegët tjerë për përkrahjen e tyre gjatë këtyre 14 viteve në futbollin elitar. Një falënderim edhe për të gjithë ju, që më keni shkruar, respektuar, motivuar dhe kritikuar, edhe këshilluar gjatë këtij rrugëtimi të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj