Telenews

Glauk Konjufca: Sot pritet të përfundojë votimi për nënkryetarin e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pret që gjatë ditës së sotme të përmbyllet procesi i votimit për nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kandidatura e Nenad Rashiqit nuk përbën asnjë shkelje të Kushtetutës.

“Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.

Sipas tij, me përfundimin e konstituimit të Kuvendit, pritet të nisë edhe afati për formimin e qeverisë së re, me Albin Kurtin si mandatar për postin e kryeministrit.

“Pritjet janë që nga nesër të nisë të rrjedhë afati për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër”, shtoi Konjufca.

Të ngajshme

U zhduk pa gjurmë nga shtëpia në Prishtinë, 54-vjeçari gjendet pas tri ditësh – vëllai e gjen te Xhamia e Llapit –

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq? –

KushtrimGuraj

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni e votoni, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar” –

KushtrimGuraj