Telenews

Google dhe Meta gjobiten miliarda dollarë, për këtë arsyje të fortë

google-dhe-meta-gjobiten-miliarda-dollare-per-shkelje-te-privatesise

Google dhe Meta janë gjobitur nga Koreja e Jugut me miliarda dollarë për shkelje të privatësisë. Seuli akuzon kompanitë se nuk i kanë informuar përdoruesit se do t’i përdornin informacionet e tyre.

Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale tha se Google është gjobitur me 50 milionë dollarë dhe Meta me 30.8 milionë dollarë. As Google dhe as Meta ende nuk kanë reaguar për këtë vendim të Seulit.

Paneli për privatësi tha se kompanitë nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimit dhe nuk kanë marrë pëlqimin paraprak kur mbledhin dhe analizojnë informacione të sjelljes për të nxjerrë në pah interesat e tyre ose për t’i përdorur ato për reklama të personalizuara.

Koreja e Jugut tha se këto firma, po ashtu, nuk i kanë informuar përdoruesit se informacionet e nxjerra do t’i përdornin për reklama të personalizuara.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi