Kështu ka ndodhur sot në zyrën e KEDS-it, në rrugën “12 Qershori” në Shtime, ku u krye grabitje e armatosur. Të dyshuarit fillimisht ikën nga vendi i ngjarjes, por më pas u përballën me një zyrtar policor, të cilit e sulmuar dhe iu zhdukën para syve.
Dy të dyshuarit që kryen grabitjen akoma s’janë identifikuar nga Policia, por të njëjtit dyshohen se kanë djegur veturën e tyre, e cila është gjetur nga Policia në fshatin Jezerc.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me thikë, të cilët fillimisht e kanë kërcënuar punëtorin e sigurimit, të cilit i kanë dhënë urdhër që të shtrihet në tokë, në mënyrë që të kryejnë “punën” më lehtë”. Sipas informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit duke e kërcënuar arkëtaren me thikë, ia ka marrë 4 mijë euro dhe më pas janë larguar me një veturë që po i priste jashtë zyrës.
Posa e dogjën veturën me të cilën u larguan, ata vazhduan me një veturë tjetër dhe në ato momente në vendin e ngjarjes po kalonte rastësisht një zyrtar policor, i cili derisa tentoi të marrë vesh se çfarë po ndodhte. Por, situata vetëm sa eskaloi, pas katër të dyshuarit e sulmuan policin dhe ia grabitën kuletën e më pas u larguan.
Në lidhje me rastin është vëmë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve që çojnë në identifikimin e personave të dyshuar dhe kapjen e tyre.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia.

