Telenews

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj hajnat vjedhin 1 mijë euro

Vjedhjet dhe grabitjet janë raste që ndodhin shumë shpesh në bizneset në Kosovë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e së hënës në Ferizaj, ku një market ishte cak i hajnave që kryen plaçkitje të armatosur.

Bazuar në informacionet e para, dy persona të armatosur janë futur në një market, prej ku kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash.

Sinjali mëson se hajnat kanë kapur hiç më pak se 1 mijë euro para të gatshme.

Punëtorja e marketit ishte ajo që u ballafaqua me të dyshuarit dhe për pasojë pësoi lëndime trupore, për çka mori tretman mjekësor.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Të dyshuarit janë arratisur, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për t’i identifikuar dhe arrestuar.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit./Telenews.al/

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj