Telenews

GRAMOZ VOKRRI PRONONCOHET PAS MBAJTJES SË KUVENDIT TË FFK-SË

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku Agim Ademi është zyrtarizuar edhe për një mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit kosovar.
Ai mori 42 vota në Kuvendin e ditës së sotme, vota këto që ia mundësojnë qëndrimin në pozitën që e mori para dy viteve.
Njeriu që tentoi të aplikonte për kreun e FFK-së por ju ishte bërë e pamundur me pretekstin se nuk i ka nënshkrimet e nevojshme e pastaj, Gramoz Vokrri kishte dërguar lëndën në Gjykatë, por kjo e fundit nuk ndryshoi asgjë nga vendimi fillestar i marrur nga institucioni më i lartë i futbollit tonë.
“Pamjet flasin më shumë se që muj me thanë unë, pamjet filmike kanë qenë vetëm me shpinë, nuk dihet as procesverbal nuk ka kush ka qenë prezent aty, kush nuk ka qenë prezent. Ky kuvend ka qenë një hajgare” – tha fillimisht Vokrri për Insajderin pas këtij Kuvendi.
Për herë të parë kuvendi i FFK-së u monitorua vetëm nga një medium, me pretekstin se nuk ekziston hapësira e mjaftueshme për mediat e tjera.
Vokrri nuk mundi të kandidonte për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve të klubeve i kishte të pavlefshme, lidhur me këtë Vokrri tha se ata (FFK) tash po i legjitimojnë nënshkrimet e tij.
“Të njëjtën kohë kanë dalë kanë thanë që unë i kam nënshkrimet jo legjitim, knej thojnë që 15 s’janë kanë, tash po i legjitimojkan edhe nënshkrimet e mia. Kjo është një tendencë po sido që të jetë proceset gjyqësore ende vazhdojnë, kam besim në drejtësi” – nënvizoi Vokrri.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu