Telenews

Granit Xhaka nuk beson në ‘mrekullinë e Kosovës’: Nëse ndodhë, atëherë është faji ynë

Mesfushori Granit Xhaka thotë se nuk dëshiron të kujtohen në histori për keq, pra duke nënkuptuar një fitore të mundshme të Kosovës me rezultat 6-0 ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës.

Zvicra me një “këmbë” është në Kupën e Botës, pasi siç dihet, “Dardanët” duhet të fitojnë me rezultat 6-0 në Prishtinë për ta rrëzuar nga pozita e parë.

Xhaka për mediat zvicerane ka qenë i qartë se nuk dëshirojnë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Në futboll, kemi parë shumë gjëra. Por, nuk duam të bëjmë historinë”.

“Duhet ta mposhtësh Zvicrën 6-0 fillimisht. Nëse ata (Kosova) e menaxhojnë, atëherë është faji ynë”, deklaroi ai, raporton gazeta e madhe “Blick.ch”.

Të ngajshme

Vazhdojnë edhe sot ndeshjet e kualifikueseve për Botërorin 2026

Valjeta Turkaj

Harry Kane e vë në epërsi Anglinë në Tiranë

Valjeta Turkaj

Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës

Valjeta Turkaj