Telenews

Grenell, që bëri bujë me deklaratat e fundit, e nis ditën me vrap në Tiranë

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi në Administratën Trump, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë.

Madje, ai e ka bërë të ditur se ditën në kryeqytetin shqiptar e nisi me vrapim.

“Vrapi i mëngjesit i së shtunës rreth Tiranës është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën”, ka shkruar ai në Instagram, bashkangjitur fotografive nga sheshi i Tiranës.

 

Richard Grenell u rikthye në vëmendje ditëve të fundit me deklaratat e tij që nxitën shumë reagime.

Ai, në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit, më 13 korrik tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova pasi, sipas tij, në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin.

Grenell beson se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.

Ai po ashtu e fajësoi kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe BE-në për dështimin në arritjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Ish-i dërguari i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, dy ditë më vonë, bëri një deklaratë tjetër të fortë.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk është lider i mirë dhe se të tjerët para tij kanë qenë më të mirë, duke e veçuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Madje, Grenell deklaroi se “evropianët nuk duhej ta vendosnin Hashim Thaçin në Hagë”.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi