Telenews

Gruda-Haxhiut: Padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

 Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë së dielës ka deklaruar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Gruda ka thënë se kjo deklaratë e Haxhiut nuk ka asnjë bazë profesionale.

Sipas tij, padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo në mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kanë kaluar më shumë se 3 vjet dhe nuk kanë bërë asnjë hap për padinë për gjenocid. Tani që duan të dërgojnë statutin e Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, provojnë të krijojnë sa më shumë paqartësi në publik duke folur për padinë pa asnjë bazë profesionale”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

​Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë

source

Të ngajshme

Zelensky u takua me Trumpin pak para nisjes së ceremonisë mortore të Papa Françeskut

Donat Hashani

Shtyhen punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna e Prishtinës tregon arsyen

Donat Hashani

Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

Donat Hashani