Rodri mbrëmë arriti të fitoj çmimin si lojtar më i mirë i në botë për vitin 2024.
Futbollisti i Manchester City për herë të parë e fitoi “Topin e Artë” në një garë të ngushtë me Viniciusin, shkruan Arbresh.info.
Teksa ka pasur polemika të mëdha pas zgjedhjes së tij për ta fituar këtë çmim.
E trajneri i tij, Pep Guardiola ka treguar se cilët janë dy prej futbollsitëve më të mëdhenj që e kanë e merituar Topin e Artë, mirëpo asnjëherë nuk arritën këtë sukses.
“Cristiano ishte një përbindësh dhe babai i përbindëshave është Messi. Të dy kanë bërë diçka të pabesueshme në 15, 20 vitet e fundit. Dhe ndoshta në atë moment, Xavi dhe Iniesta e merituan edhe Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
Më tej ai ka shtuar se tani ka kaluar epoka e tyre dhe të gjithë mund ta fitojnë Topin e Artë.
“Ju e dini që epoka e Cristianos dhe Messit ka qenë e pabesueshme, se si ata e ndanë atë, e merituan dhe ishin në një nivel tjetër. Dhe tani është një epokë tjetër, dhe të gjithë mund të fitojnë Topin e Artë, dhe në fund opinioni është i lirë”, përfundoi trajneri i Cityt.
Kujtojmë se tani Topi e Artë jepet nga revista franceze “France Football”./Telenews/