Telenews

Gucati e Haradinaj kërkojnë mbrojtje të ligjshmërisë, Specialja cakton panelin e gjyqtarëve

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë që i bie kundërshtim të vendimeve të marra nga shkallët e gjykatave të tjera, shkruan Insajderi.

Gjykata Speciale tashmë ka caktuar panelin e gjyqtarëve i cili përbëhet nga; Ektarina Trendafilova, Christine van den Wyngaet dhe Daniel Fransen.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nga Nasim Haraidnaj është paraqitur më 2 maj 2023, ndërsa ajo e
Hysni Gucatit është paraqitur më 3 maj 2023.

Tre muaj më parë, Dhomat e Specializuara kanë ulur dënimin me 3 muaj për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Në ndryshim nga katër vjet e gjysmë që u dënuan në gjyqin e parë, tani ata do të vuajnë katër vjet e tre muaj burg. Nga dënimi i tyre do të hiqet koha e qëndrimit në paraburgim.

Këtë e bëri të ditur vet kryetarja e trupit gjykues të apelit, Michele Picard.

Të ngajshme

Deri në 5000 persona të angazhuar, Aliti flet për përfitimet ekonomike nga Lojërat Mesdhetare

Valjeta Turkaj

Pamje dramatike nga sulmi terrorist në Banjskë, shfaqen të shtënat kundër policisë

Valjeta Turkaj

LDK publikon emrat e kryesisë së partisë

Valjeta Turkaj