Telenews

Haki Abazi: Nuk do e bëj viktimë Kurtin

Depueteti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se nuk është një nga deputetët që dëshiron ta rrëzojë Kurtin nga pushteti.

Abazi ka thënë se Kurti e mendon një gjë të tillë por që ai nuk do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria.

“Mendoj se çështja kryesore është se z.Kurti mendon se unë mund të hidhërohem shumë dhe do bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Nuk jam votë kundër qeverisë Kurti dhe nuk do e bëj viktimë Kurtin”, ka deklaruar Abazi.
Sipas Abazit është detyrë e opozitës rrëzimi i qeverisë pasi në VV asnjë nuk ka interes ta rrëzojë.
“Unë në asnjë moment nuk do të bëhem target i askujt për dështimet e VV-së”.

Të ngajshme

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Pas një nate të tensionuar policia mobilizohet që në mëngjes, mburojat gati para kuvendit

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Bërnjak një person i kërkuar nga policia

Rrezarta Ramaj