Telenews

HAKI ABAZI REAGON PËR PUNËSIMET NË KEK

Abazi ka thënë se duhet të presim punën e sistemit gjyqësor që ka filluar hetimet për këto punësime në KEK.
“Me sa shoh Prokuroria Themelore ka filluar hetimet dhe të presim punën e saj”, ka thënë ai, raporton teve1.info
Tutje Abazi ka deklaruar se mund të ketë edhe votues të VV-së edhe ata kanë të drejtë të punësohen.
“Mund të ketë edhe votues të VV-së dhe ata kanë të drejtë të punësohen. Më herët ka ndodhur një diferencim 20 vjeçar të cilët nuk janë pajtuar me menaxhimin të ndërmarrjeve publike”, ka thënë ai në RTK.
Abazi ka theksuar se ai që ka bërë shkelje të ligjit në KEK, duhet të përgjigjet para organeve të rendit.
“Nuk është ardhur në pushtet VV-ja për ta përsëritur PDK-në e LDK-në. Vetëm një gjyqësi dhe prokurori e pavarur duhet ta kryejë procesin deri në fund”, deklaroi Abazi.
Ndryshe, konkursi ku u punësuan mbi 100 persona në KEK ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani