Telenews

Halimi (LDK): Bashkë me zyrtarët policorë, duhet të shkojë edhe Sveçla

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo kërkesë e Halimit vjen pas lajmit për suspendimin e zyrtarëve policorë që nuk i kryen detyrat, zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan që u vra mizorisht në oborrin e QKUK-së.

“Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka shkruar Halimi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Halimit, shteti dështoi ta mbroj gruan që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, pasi e njëjta ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor.

“Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, shkroi Halim.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj