Telenews

Haliti i PDK-së befason me deklaratën për Albin Kurtin

 

 

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se partia e tij është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

I pyetur se a mund të bëjnë Qeverinë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti – ai tha se nuk ka ndonjë kufizim persona dhe në fund të fundit të gjithë duhet të punojnë në të mirë të Kosovës.

Tutje, ai tha se nuk ka dal dhe nuk del asnjëherë kundër partisë.

“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me um pyet mua. Në politik nuk ka armiq të përhershëm dhe po ashtu miq të përhershëm. Në qoftë se interesat përputhen pse mos me ba, në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar dhe duhet me punu për Kosovën, e jo për vetën”.

“Unë nuk jam kundër partisë dhe nuk dal asnjëherë kundër saj, por mendimet që i jap të pavarura nuk do të thotë se janë mbi partinë”, ka thënë Haliti.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj