Telenews

Haliti: Presidenti mund të jetë i PDK-së edhe pa koalicion me VV-në

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, ka deklaruar se presidenti mund të jetë i propozuar nga ky subjekt politik, pa pasur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në qoftë se PDK-ja mbetet jashtë qeverisjes, atëherë nuk e besoj se duhet me thanë që jemi në koalicion se e bëmë njërin nga figurat e caktuara në PDK të cilët e meritojnë ata që e meritojnë, e bëmë presidenti tonë”, tha Haliti në Klan Kosova.

“Jo që s’duhet me ndihmu procesin, por ky president në kushtet kur PDK-ja mbetet në opozitë edhe presidenti është i PDK-së atëherë opozitarizmi bëhet edhe me presidentin”, shtoi ai.

Derisa sot ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu, në një konferencë për media bëri të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 7 gusht.

Të ngajshme

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm –

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj