Telenews

Hamza: Nxënësit s’u furnizuan me kohë me libra, kostoja nuk u zvogëlua, por u rrit

Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryeministër, e ka kritikuar Qeverinë aktuale për mënyrën se si kishte zgjedhur t’i furnizojë nxënësit e shkollave të Kosovës me libra.

Hamza, në “Debat Plus”, tha se ka prindër që ende nuk janë rimbursuar, edhe pse është premtuar një gjë e tillë.

Sipas tij, kostoja e blerjes së librave nga shteti ka kushtuar më shtrenjtë sesa në të kaluarën.

“Të tretin (komision) thanë po e bëjmë. Çfarë ndodhi me furnizimin me libra, edhe sot ka njerëz që nuk janë rimbursu, mund të jenë probleme teknike. Nxënësit nuk u furnizuarn me kohë me libra, kostoja jo që u zvogëlua, por u rrit në mënyrë signifikante. Librat kanë kushtu më shtrenjtë se që kanë kushtu në të kaluarën”, tha ai.

Tutje, ai tha se Qeveria duhet të hetohet në lidhje me numrin e lartë të kontratave njëburimore.

“E kuptoj, kur ke një furnizim për ushtrinë, policinë, që mund të jetë kontratë edhe e klasifikuar. Mirëpo, kontrata që s’kanë fare të bëjnë me sigurinë, e me qenë njëburimore, kjo përnime do hetim. Te rezervat shtetërore, përveç sasisë, janë edhe disa pyetje, cili është çmimi i furnizimit, sa ka qenë çmimi i artikujve në momentin e kontraktimit në bursa. Sa ka qenë? Duhet me hetu”, tha ai.

source

Të ngajshme

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut lidhin marrëveshje në fushën e turizmit

Valjeta Turkaj

Tërmet në Japoni, paralajmërim për cunami 3 metra të lartë

Valjeta Turkaj

Spasojeviq: Kam menduar disa herë të pranojë fajësinë, më vjen keq rastin e Bunjakut

Valjeta Turkaj