Telenews

Hamza: Qeveria aktuale është pa rezultate

Bedri Hamza, i nominuari i PDK-së për kryeministër, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ata dalin në zgjedhje për të fituar besimin e qytetarëve, por nuk është përgjigjur nëse do t’i fitojë zgjedhjet kundër Albin Kurtit.

“Ne dalim në zgjedhje për të fituar sa më shumë vota, ne dalim me program të qartë, me premtime të qarta, të matshme, e themi atë që e bëjmë”, ka thënë Hamza.

Hamza u shpreh se Qeveria aktuale nuk i realizoi asnjë prej premtimeve, prej nivelit politik, jo negociata, kushte, kërkim falja, adresimi i personave të zhdukur me dhunë, dëmet e luftës dhe shumë premtime të tjera.

Sipas Hamzës, nëse këto premtime do të ishin realizuar, ai do të gëzohej, pasi, siç tha edhe vetë, u gëzohet arritjeve të vendit.

Madje, Hamza e përmendi edhe dialogun, që dikur Kurti nuk e pranonte e tani vazhdon t’i mbajë takimet me radhë.

“Sa u përket treguesve, zhvillimeve, Qeveri pa rezultate”, u shpreh Hamza.

“Unë dal në garë zgjedhore prej momentit kur jam nominuar zyrtarisht, unë besoj në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës edhe përtej tyre” shtoi më tej Hamza.

Hamza ka thënë se në gjithë historikun e saj PDK-ja, në zgjedhjet e fundit ka pasur më së shumti vota në Mitrovicë, “50% të votave ka pasur Mitrovica më shumë se e gjithë Partia Demokratike e Kosovës”.

Kurse sa u përket qytetarëve që më herët nuk e kanë votuar PDK-në, ata nuk janë njerëz të betonuar, sipas tij, kthehen qytetarët, por duhet të binden me mirësjellje, dhe duhet respektuar edhe ata që mendojnë ndryshe.

source

Të ngajshme

Mbi 20 garazha, “Trepça” nis lirimin e pronave në veri

Valjeta Turkaj

Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan

Valjeta Turkaj

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Valjeta Turkaj