Telenews

Haradianj do të nis bashkëbisedim me qytetarët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të fillojë nga shtatori një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës.

Këtë e ka kumtuar kryetari i këtij subjekti opozitar, Ramush Haradinaj, të hënën përmes një postimi në Facebook.

“Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike”, ka thënë Haradinaj. “Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin”.

Ai tha se këto ditë do t’i njoftojë qytetarët për orarin dhe vendin e takimeve.

Ky bashkëbisedim, sipas Haradinaj do të bëhet për shkak të situatës në vend, politike dhe ekonomike. /Express

Të ngajshme

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Rrezarta Ramaj