Telenews

Haradinaj: Beteja e Morinës shënoi një kapitull të ri në historinë e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Beteja e Morinës e vitit 1998 shënoi një kapitull të ri në historinë e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për të kujtuar këtë betejë së bashku me familjarë të dëhsmroëve dhe bashkëluftëtarë kanë ndëruar kujtimin për trimat që u përjetësuan atë ditë: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatani, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli.

Postimi i tij i plotë:

Beteja e Morinës, më 7 korrik 1998, shënoi një kapitull të ri në historinë e luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit.

Sot, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, nderuam kujtimin për trimat që u përjetësuan atë ditë: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli.

Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për rrjedhën e luftës, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar më tej idealin e shenjtë të lirisë.

Nderim i përjetshëm për luftëtarët e lirisë!

 

Të ngajshme

Policia në Gjakovë merr masa për parandalimin e garave të paligjshme të shpejtësisë

Yllka Gashi

Sara Gjordeni ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve të një episodi dhune, duke shprehur tronditjen dhe indinjatën e saj për ngjarjen.

Yllka Gashi

Punëtorët e “Prishtina Parking”-ut protestojnë për mospagesën e pagave

Yllka Gashi