Telenews

Haradinaj: Investimi në edukimin cilësor, garanca më e mirë për të ardhmen tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë.

Kreu i AAK-së ka thënë se Rochester Institute of Technology (RIT) është dëshmi e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, duke shtuar se RIT ka edukuar shumë gjenerata.

“Sot, kisha kënaqësinë të jem në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story”. Ngjarja e këtij viti është e veçantë sepse ndodh në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Po ashtu, kënaqësi të takoj miq e mbështetës të shumtë dhe të kremtojmë bashkë historitë e suksesshme të studentëve dhe të ish-studentëve, të cilët ndihmojnë zhvillimin e Kosovës si; inovatorë, sipërmarrës e udhëheqës të dëshmuar”, ka thënë Haradinaj.

source

Të ngajshme

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Rrezarta Ramaj

Dalin pamjet e momentit kur Policia e kap Albert Sylajn

Rrezarta Ramaj

Kurti reagon pas aksidentit tragjik në Spanjë ku humbën jetën 64 persona

Rrezarta Ramaj