Telenews

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevded Doda” në Prishtinë.

Ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se e nëjta gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme dhe të padrejta duke iu referuar rastit të Salih Mustafës-Calit dhe atij të Pjetër Shalës.

“Kjo gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme, të padrejta, dhe tani që janë të plotfuqishme siç është rasti i Calit dhe Pjetër Shalës edhe vendimi për ne që na ka dënuar”.

Haradinaj mes tjerash theksoi se problem i ligjëratës së Speciales ka qenë propaganda kundër UÇK-së.

“Problemi ka qenë propaganda kundër UÇK-së, këto ligjërata nuk mund t’i bëjë askush pa marrë një leje”, shtoi ai.

Të ngajshme

Gjendet i vdekur një burrë në shkallët e një ndërtese në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Vetaksident në Baicë të Istogut, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj