Telenews

Haradinaj: Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Haradinaj theksoi se marrëveshjet një nga një janë në interes të Serbisë, derisa shtoi se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare, transmeton Klankosova.tv.

“Dakordimi që të zbatohet një marrëveshje për dokumentet, e arritur qysh në vitin 2011, është një shenjë e mirë e vetëdijësimit se marrëveshjet duhet të zbatohen. Është për keqardhje që është dashur të pritet kaq gjatë e të shpenzohet kaq mund e energji për zbatimin e një marrëveshjeje që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën”.

“Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit”.

Tutje, Haradinaj potencoi se dialogu duhet të kalojë në nivel tjetër dhe Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kanë kaluar njëzetë e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi katërmbëdhjetë vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur. Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njohë Republikën e Kosovës”.

Të ngajshme

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Yllka Gashi

Balla me lot në sy pas vendimit në Hagë: S’është vendim drejtësie, është aktakuzë politike

Yllka Gashi

Marin Mema reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Sot është koha për t’u bërë bashkë”

Rrezarta Ramaj