Telenews

Haradinaj nderon martirët në Mejë: Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Mejë me rastin e 27-vjetorit të masakrës, atje ku 376 shqiptarë u vranë e u masakruan nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se më 27 prill 1999, forcat serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht motra e vëllezër shqiptarë të pafajshëm, të dy besimeve fetare.

Ai shton se shumë prej tyre, edhe sot, mbeten të pagjetur, ndërsa thotë se plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, nderuam kujtimin për martirët e masakrës së Mejës dhe për dëshmorët e martirët e Skivjanit dhe dëshmorët e Prejlepit. Në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve të mi, Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, nderojmë sot kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare, Dëshmorët e Martirët që ia fali lirisë”.

“Po sot, kujtojmë bashkëluftëtarët Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj të rënë në betejat e fundit të prillit anekënd Dukagjinit.  Falë gjakut të tyre, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare dhe falë ndihmës së botës së përparuar liridashëse, NATO-s së prirë nga Amerika, ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë. Mirënjohës ndaj sakrificës të të gjithë të rënëve për liri! Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së.

Të ngajshme

Çfarë e bën prillin ideal për pushime në Fafa Resort & Spa?

Valjeta Turkaj

Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patrazuar: S’doja…

Valjeta Turkaj

Kuvendi ratifikon marrëveshjen e tregtisë së lirë me shtetet e EFTA-s

Valjeta Turkaj