Telenews

HARADINAJ NË SHBA, TAKOHET ME FEDERATËN PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS

Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”.
Ai në Facebook ka shkruar se në takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë e rajon dhe  rolin e diasporës.
“Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan”, ka shkruar ai.
Tutje Haradinaj tha se ka ritheksuar nevojën e përkrahjes së lobit shqiptaro-amerikan  në shumë fusha e me theks të veçantë në ekonomi.
“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi”, theksoi ai.

Të ngajshme

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Rrezarta Ramaj

I jepet lamtumira e fundit Laurentit!

Rrezarta Ramaj

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi