Telenews

HARADINAJ NGA KOSHARJA: KJO BETEJË NJË MOMENT VENDIMTAR NË LUFTËN E UÇK-SË

Pasi bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare ku nderoi të gjithë të rënët, Haradinaj tha se 9 prilli 1999 ka qenë një ditë gëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në vijë të frontit.
“Lufta jonë për liri ka pas momente vendimtare, e një moment vendimtar vërtetë është beteja e Koshares, thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, edhe një luftë frontale për forcat serbe, jo vetëm qe e ka pas për ne, për të gjitha njësitë e UÇK-së rëndësinë e një fronti të ri, por po ashtu e ka pas një rendësi të madhe sepse na ka larguar presionin e forcave serbe mbi ne, për shkak qe janë detyruar të drejtohen nga ky front. Të gjithë bashkëluftarët e tjerë, e kemi pas ditë gëzimi të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin që fillonte një luftë e tillë frontale por edhe për faktin që na u largua presioni, e kishim me lehtë vazhdimin e luftës… Lufta në Koshare ka qenë e përgjakshme, e vështirë, e dhimbshme por edhe krenare, kanë rënë heronj”, tha Haradinaj.
Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani