Telenews

Haradinaj për votimin pro Kosovës në KiE: Hap kolosal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur mbështetjen e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Haradinaj ka thënë se ky votim pro Kosovës paraqet një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të shtetit tonë.

Përmes një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se qytetarët e Kosovës kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë e saj!”, ka shkruar Haradinaj.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë e saj!”, është shprehur lideri i AAK-së.

Deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg me 131 vota për dhe 29 vota kundër duke i hapur rrugë vendit drejt antarësimit të plotë në KiE.

source

Të ngajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj

Kurti: U kam shkruar kryetarëve të partive opozitare në orën 21:00 që të vijnë në seancën e mbrëmshme, por nuk kanë kthyer përgjigjje

Rrezarta Ramaj

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj