Telenews

Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij

Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi të babait të tij, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Fotografia, e realizuar në një ambient të thjeshtë dhe me paraqitje zyrtare, e tregon Thaçin të buzëqeshur.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëakuzuarve të tjerë po vazhdon.

Gjatë kësaj periudhe, familjarët e tij kanë publikuar herë pas here fotografi dhe mesazhe në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje dhe duke kërkuar drejtësi në procesin që po zhvillohet.

 

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj