Ish-luftëtari i UÇK-së, Shasivar Haxhijaj përkes llogarisë së vet në “Facebook”, ka konfirmuar propozimin e kryetarit, Ali Nimanaj dhe mbështetjen unanime të të gjitha stukturave të Degës së PDK-së në Istog, se do të jetë në listat zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet Nacionale të 9 shkurtit 2025.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq, shokë e bashkëpunëtorë.
Sot ndjehem shumë i nderuar që me propozimin e Kryetarit Ali Nimanaj dhe me mbështetjen unanime të të gjitha stukturave të Degës së PDK-së në Istog, po e filloj një rrugtim të ri.

