Telenews

Haxhiu firmos kontratën për renovimin e objektit të IML-së, kushton mbi kaq mijë euro

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se sot e ka nënshkruar kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro.

Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet

“Ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës”.

“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu. /Klankosova.tv.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj