Telenews

Haziri: Është nevojë urgjente zhvillimi i një dialogu të brendshëm

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se përafrimi i qëndrimeve të ShBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, ka krijuar një momentum të ri për procesin, i cili duhet të kapitalizohet.

“Në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt,  sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike, ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhjeje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër”, ka shkruar Haziri në facebook.

Sipas tij, “fatkeqësisht qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka”.

Ai tha se është nevojë urgjente zhvillimi i një dialogu të brendshëm në mes të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile.

“Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të republikës”.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj