Telenews

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë dëshmisë së tijë në Hagë tha se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk e kishte pavarësinë e Kosovës.

Veç kësaj, Hill tha se kur ekzistonin problematika serioze gjatë Marrëveshjes së Rambujesë, supozonin se pas tyre ishte Demaçi.

“Ne e dinim që Adem Demaçi ishte kundër çdo negociate me serbët dhe ishte kundër çdo gjëje që nuk trajtonte çështjen e pavarësisë. Pra, kur ekzistonin problematika serioze të rënda, ne supozonim që është Demaçi pas këtyre”, tha ai.

Hill theksoi se në këtë pikë, mendonin se nuk ishte ndonjë person që ta nënshkruante marrëveshjen.

Dëshmitari e tha këtë pasi iu prezantua një dokument në të cilin thuhej se ka pasur një konflikt të madh për Rambujenë brenda UÇK-së.

Po ashtu, në të njëjtin dokument thuhej se antagonisti kryesor politik i UÇK-së ishte Adem Demaçi.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj