Telenews

Hill në konferencë me Gjuriqin, thotë se marrëdhëniet e Amerikës me Serbinë janë në trend rritës

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe ai serb në ShBA, Marko Gjuriq thanë sot se  marrëdhëniet mes dy vendeve janë në trend rritës dhe se janë të qëndrueshme.

Këto komente ata i bënë në konferencën  Dita e Amerikës e organizuar nga Kongresi i Miqësisë Serbo-Amerikane.

Hill tha  se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë stabile, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë.

“Ne duhet të bashkëpunojmë veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik ku kemi interesa të përbashkëta, do të punojmë edhe në forcimin e aleancave politike dhe në temat që kanë të bëjnë me sigurinë, për të cilat duhet të diskutojmë veçanërisht

“Nëse kthehemi 142 vjet pas që kur marrëdhëniet tona kanë filluar, duhet të themi janë të gjitha mundësitë për të vazhduar edhe për 142 vite të tjera”, tha Hill ndër të tjera.

Të ngajshme

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj