Telenews

Hira Events Decor dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë bashkojnë forcat: Çdo pako dhurate, një kontribut për fëmijët në nevojë

Hira Events Decor ka zyrtarizuar një partneritet të rëndësishëm humanitar me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke lançuar një nismë që i jep çdo blerjeje një vlerë të dyfishtë: gëzim për marrësin e dhuratës dhe mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Në kuadër të kësaj fushate, kompania ka prezantuar iniciativën “Nga çdo pako e shitur, ndajmë 1€ për fëmijët e SOS”, një mekanizëm i drejtpërdrejtë solidarizimi që siguron se çdo pako dhurate kontribuon në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të lumtur për fëmijët që jetojnë në kujdesin e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Liridona Sabedinaj, udhëheqëse e Hira Events Decor, dhe znj. Albanë Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi që synon rritjen e fondeve dhe ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve.

Kjo nismë jo vetëm që kontribuon financiarisht, por gjithashtu zgjon ndjeshmërinë sociale, duke e bërë secilin blerës pjesë të një misioni më të madh mbështetjes së fëmijëve që kanë më së shumti nevojë për përkujdesje, edukim dhe stabilitet emocional.

Hira Events Decor bashkon kreativitetin me humanizmin, duke krijuar produkte që sjellin buzëqeshje në dy drejtime: për marrësin e dhuratës dhe për fëmijët që përfitojnë nga kjo nismë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selvije Geci-hoti (@selvijegecihoti)

Të ngajshme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj