Telenews

Hisen Berisha: Kjo qeveri nuk ka interes ta dënoj Radoiqiçin

Nga ana tjetër, Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar për rrezikun e ngritjes së një aktakuze pa shqyrtimin e plotë të fakteve, duke theksuar se një qasje e tillë mund të dështojë në gjykatë.

Ai ka kritikuar qeverinë për mungesën e presionit ndaj prokurorisë , sepse sipas tij, kjo qeveri nuk ka interes ta dënojë Radoiqiçin dhe ka kërkuar që aktakuza të bazohet në një hetim të plotë dhe të argumentuar.

“Nuk duhet me u ngut procedura për me u ngrit një aktakuzë,  pa u mbledhur  e identifikuar  të  gjitha argumentet për pretendimet e prokurorisë. Në këtë rast, tendenca me e ngrit një aktakuze të ngutshme pa i shqyrtuar mirë faktet edhe argumentet  që  e mbështesin pretendimin e prokurorisë dhe atë tonin politik është thjesht tendencë  me e dërguar në gjykatë edhe ajo me e hedh poshtë si te pa bazë. Edhe kjo dëshmon hapur se kjo qeveri nuk ka interes ta dënojë Radoiqiçin”, deklaroi Berisha.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj