Telenews

Hoti e akuzon Qeverinë se i ka shpallur luftë mediave, sindikatave e bizneseve

Nën vazhdën e kritikave të shumta që i ka marrë sot Qeveria, ka qenë edhe një e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili e akuzoi pushtetin se në tri vitet e fundit i ka luftuar mediat, sindikatat e bizneset.

“Lufta e Qeverisë në tri vitet e fundit ndaj mediave, sindikatave, bizneseve dhe ndaj çdokujt që ka qenë kritik, ka degraduar demokracinë në vend, zhvillimin ekonomik dhe për barazinë sociale”, tha ai.

Tutje, ai tha se tashmë kritika e LDK-së është dëshmuar edhe nga tri raporte, siç është ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, i Freedom House dhe i Reporterëve pa Kufij.

“E kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi. Tani po dëshmohet nga tri raporte ndërkombëtare, të cilat i pranuam këto ditë: nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga Freedom House dhe së fundmi nga ‘Reporterët pa Kufij’. Secili raport më negativ se tjetri. Ky i fundit, që merret me lirinë e mediave, na rendit për 19 pozita më poshtë”, tha ai.

Hoti u shpreh se Kosova në tri vitet e fundit ka shënuar regres në çdo fushë.

“E vërteta është se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është ballafaquar me sfida në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, në luftimin e korrupsionit, në fuqizimin e mediave dhe shoqërisë civile dhe në avancimin e dialogut social. Megjithatë, nga viti në vit, është shënuar progres dhe Kosova ka qenë e renditur ndër vendet me demokracinë më funksionale në rajon”, tha ai.

Kosova ka shënuar regres për 19 pozita në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, për këtë vit. Nga pozita e 56-të, ku radhitej vitin e kaluar, këtë vit ka rënë në pozitën e 75 në mesin e 180 vendeve.

Sipas këtij raporti, gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike.

“Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objektiva e sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), po përpiqet ta reformojë veten. Kanali televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar ngacmimeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu kishte kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK me zgjedhjen e një aleati të ngushtë të partisë në pushtet si drejtor. Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presionin e forcave politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e tyre, që është ajo e pakicës kushtetuese”, thuhet në raport.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani