Telenews

Hovenier: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

 

 

Ambasadori amerika në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë obligimet nga procesi i dialogut.

Megjithatë Hovenier, në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor të këtij viti, potencoi rëndësinë që dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

”Ne duhet të angazhohemi bashkërisht edhe kolektivisht në këto sfida politike. Veçanërisht për Kosovën meqë këtu punoj dhe jetoj, kemi një sfidë për ripozicionimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

”Dhe Kosova duhet që së bashku me Serbinë, të punojë që të shtyjë përpara agjendën. Po. Ka një varg zyrtarësh amerikanë përfshirë edhe mua, që kalojmë shumë kohë për nevojën e zbatimit të plotë nga Kosova dhe Serbia të obligimeve që i kanë marrë përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja”.

”Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbushë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”.

source

Të ngajshme

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Donat Hashani

Limaj i premton Anamoravës investime në infrastrukturë: Është një ndër shqetësimet më të mëdha të kësaj ane

Donat Hashani

Putini e quan Trumpin ‘njeri të zgjuar dhe pragmatik’

Donat Hashani