Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar besimtarët myslimanë që festojnë këtë të dielë Kurban Bajramin.
“Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për besimtarët që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai në platformën “X”.
My warmest greetings on the occasion of Eid al-Adha (Kurban Bajram) to everyone celebrating in #Kosovo and across the world! pic.twitter.com/gQ4Nn9Sflx
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 16, 2024
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndjenjë e natyrshme sepse është një dhuratë e pashtershme.
Ai ka theksuar se kryerja e haxhit dhe therja e kurbanit janë dy rituale kyçe të cilat i japin domethënie festës së Kurban Bajramit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
E para e vendit ka thënë se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo festë është kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë.

